Kina ka njoftuar një ndalim të përkohshëm për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi.
Vendi po kufizon edhe linjat ajrore kineze dhe të huaja në një fluturim në javë, ku aeroplani nuk duhet të jetë i mbushur me udhëtarë më shumë se 75 për qind e kapacitetit të ulëseve.
Megjithëse, Kina raportoi rastin e parë të koronavirusit të transmetuar lokalisht të premten – pas tre ditësh - pothuajse të gjitha rastet e reja atje tani vijnë nga jashtë.
Të enjten në Kinë janë regjistruar 55 raste të reja me Covid-19 – 54 prej tyre nuk janë raste lokale, por vijnë nga jashtë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.