Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel duke rikthyer përseri vendin e parë në Belgjikë
Kori Siparantum në këtë garë është paraqitur me këto vepra: "Me nji lule" (Me një lule) - Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake" - Baki Jashari, “Ta na Solbici" - Samo Vovk, “Atsalums" (Ftohtësia) - Jwkabs Jančevskis, “En 's Avonds" - Arr. Memli Kelmendi.
"Paraqitja e Kori Siparantum është vlerësuar lartë nga juria profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë. Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare. Kori Siparantum në këtë garë ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 20 shteteve nga mbarë bota", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.