Lajmet e fundit

Koreja Veriore ka liruar tre amerikanët që po i mbante peng.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një postimi në Twitter.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/994192995737096192?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-44056972&tfw_creator=BBCWorld&tfw_site=BBCWorld
Kjo lëvizje është parë si gjest i vullnetit të mirë përpara takimit historik mes dy presidentëve, Donald Trump dhe Kim Jong-un, transmeton Klan Kosova.
Trump tha se ai do t'i takojë amerikanët që u mbajtën peng kur ata të kthehen bashkë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili ishte në Pyongyang për të aranzhuar bisedimet e planifikuara.
Kim Hak-song, Tony Kim dhe Kim Dong-chul u burgosën për aktivitete anti-shtetërore dhe u vendosën në kampet e punës.