07.07.2018 · përditësuar para 2947 dite1 min lexim
Koreja Veriore ka kritikuar, siç ka quajtur, qasjen e Uashingtonit gjatë bisedimeve për denuklearizim nga sekretari amerikan Mike Pompeo.
Kjo deklaratë erdhi pasi Pompeo tha për bisedimet me Korenë se ishin “produktive”.
Ai tha se bisedat me zyrtarin e lartë Korean Kim Yong Chol, u zhvilluan me besim të plotë, dhe kjo është diçka pozitive.
Por, disa orë më vonë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme koreane, tha se Uashingtoni ka dështuar të jetësojë frymën pozitivë në samitin në mes SHBA-ve dhe Koresë muajin e kaluar.
Sipas deklaratës, SHBA-të akuzohen për kërkesa unilaterale ndaj denuklearizimit të Gadishullit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.