Lajmet e fundit

Kim Jong-un ka thënë se armët bërthamore të Koresë Veriore duhet të jenë të gatshme për përdorim në çdo kohë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
AI u ka thënë liderëve ushtarakë që të rrinë gati për nisjen e sulmeve parandaluese.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, mbetet ende e paqartë se sa të avancuara janë armët bërthamore të Koresë Veriore.
Kombet e Bashkuara kanë imponuar disa sanksione të forta kundrejt Koresë Veriore. Në përgjigje të kësaj, korean-veriorët, hodhën disa raketa në det.