Lajmet e fundit

Koreja Veriore dhe ajo Jugore, kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë shtetëror në një qytet kufitar të Koresë Veriore, me qëllim që t’i ulin tensionet mes vete.
Hwang Boo-gi, zëvendësministri i unifikimit dhe kryenegociatori i Koresë së Jugut, e ka takuar homologun e tij nga Koreja e Veriut, në qytetin kufitar të Koresë së Veriut, Kaesong, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Koreano-jugorët duan të diskutojnë për ribashkim me qytetin kufitar të Panmunjom-it, vend ky ku familjet mbetën të ndara nga lufta koreane në vitin 1950-1953.
Bisedimet në mes dy shteteve si shkak e kanë konfliktin e armatosur që ndodhi në gusht të këtij viti.