Lajmet e fundit

Koreja Veriore do të vazhdojë që t’i tesjtojë predhat pravarësisht dënimeve ndërkombëtare dhe tensioneve të rritura ushtarake me Shtetet e Bahskuara të Amerikës, një zyrtar i lartë i ka thënë BBC-së, përcjellë Klan Kosova.
“Ne do të bëjmë më shumë teste me predha në baza javore, mujore dhe ditore”, tha Zëvendësministri i Jashtëm Han Song-Ryol.
Ai tha se një luftë totale do të rezultonte nëse SHBA-të do të ishin “mjaftueshëm të pakujdesshëm që të përdorin forma ushtarake”.
Më herët, nënkryetari amerikan, Mike Pence, tha që “epoka e durimit strategjik” e vendit të tij me Korenë Veriore kishte marrë fund.
Tensionet kanë eskaluar në gadishull, me retorikë të nxehtë nga të dyja palët.