Lajmet e fundit

Ushtria e Koresë së Veriut hodhi më shumë se 60 raunde artilerie pranë një kufiri detar të diskutueshëm me fqinjin e saj jugor të shtunën.
"Forcat e Koresë së Veriut kryen zjarr artilerie me mbi 60 fishekë nga zona veriperëndimore e ishullit Yeonpyeong sot mes orës 16:00 dhe 17:00 (sipas kohës lokale)", tha shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut në një deklaratë, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.
Sulmi erdhi një ditë pasi Pheniani gjuajti mbi 200 fishekë artilerie në të njëjtën zonë. Në të dyja rastet, predhat ranë në një zonë të ndaluar të krijuar midis dy vendeve në vitin 2018.