Lajmet e fundit

Koreja e Veriut ka kryer një test të pasuksesshëm të një raketë balistike me rreze të mesme veprimi.
Këtë e vunë re Shtetet e Bashkuara, të cilat janë shprehur se raketat “Musudan” kanë një rreze veprimi prej 4.000 km, e mjaftueshme për të goditur Korenë e Jugut, Japoninë apo territorin amerikan të Guamit.
“Testi i fundit i Koresë së Veriut u krye në afërsi të qytetit Kusong, por nuk paraqiti asnjë rrezik për SHBA-të apo aleatët e tyre”, deklaron Pentagoni.
Edhe Koreja e Jugut e konfirmoi lëshimin e dështuar, ndërsa nuk harroi që të kritikonte ashpër veprimet luftënxitëse të fqinjit të saj.
Raketat “Musudan” janë të lëvizshme dhe lëshohen nga kamionët që i transportojnë. Këtë vit, Koreja e Veriut ka testuar të paktën 6 herë raketat të tilla dhe shumica e tyre kanë dështuar.
Por në një rast, një prej raketave mundi të fluturojë për 1.000 km.