Lajmet e fundit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ishte i pranishëm në inagurimin e terminalit të ri të aeroportit të kryeqytetit.
Aeroporti është vendosur që të hapet me 1 korrik, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë që njerëzit po vdesin për bukë, në aeroportin luksoz, ku lëvizin fare pak pasagjerë, shiten pa taksa birrë dhe çokollata.
Shumica e fluturimeve që nisen nga kryeqyteti koreano-verior kanë në bord turistë kinezë ose zyrtarë koreanë që shkojnë për motive pune në Pekin.
Autoritetet kanë publikuar projekte për godina të mëdha, por grupet e të drejtave të njeriut deklarojnë se popullsia vazhdon të jetojë në varfëri ekstreme.
Vendi komunist po përballet me një nga thatësirat më të mëdha në 100 vite, duke shtuar frikën se kjo do sjellë më pak ushqime dhe më shumë vdekje.