Lajmet e fundit

Koreja e Veriut është betuar që do të kundërpërgjigjet dhe do t’i bej “SHBA-të që të paguajnë çmimin” për draftimin e sanksioneve të reja nga OKB-ja për ndalimin e programit të saj nuklear.
Këto sanksione, të cilat janë votuar unanimisht në OKB, “janë shkelje e dhunshme e sovranitetit tonë”, kanë thënë nga agjencioni zyrtar KCNA.
Ndërsa Koreja e Jugut ka bërë me dije që Koreja e Veriut ka refuzuar fillimin e bisedimeve, duke thënë që nuk janë të sinqerta.
Përmes këtyre sanksioneve ulen të ardhurat nga eksporti për Korenë e Veriut për një të tretën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.