Lajmet e fundit

Koreja e Veriut ka gjuajtur gjatë natës gjuan raketë në Detin e Japonisë.
Duke kundërshtuar presionin botëror dhe kërcënimet për më shumë sanksione, zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut kanë thënë se raketa fluturoi rreth 280 milje.
Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të shkurtër jashtë bregdetit të saj lindor, e raketat u nisën nga rreth qytetit lindor të Koresë së Veriut, Wonsan, shkruan news.sky.
Nuk ka ende njoftime për dëme të avionëve ose anijeve në zonë.
Shefi i sekretarit të kabinetit japonez Yoshihide Suga ka thënë se nisja e raketës ishte "një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
Ai shtoi se Japonia absolutisht nuk mund të tolerojë veprimet e përsëritura provokative të Koresë së Veriut. “ Ne kemi protestuar fuqishëm në Korenë e Veriut dhe dënojmë veprimet e saj në terma më të forta", ka shtuar Suga.
Edhe Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump është informuar për nisjen e raketës, përcjell Klan Kosova.