Lajmet e fundit

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë një ofertë bisedimesh nga Jugu duke quajtur si të ''pasinqertë".
Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung, e kishte ngritur këtë çështje me homologun e saj të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, në periferi të një forumi rajonal të dielën në Filipine, transmeton Klan Kosova.
Media shtetore e Koresë së Veriut më vonë tha se nuk mund të ketë negociata për programin e diskutueshëm të armëve bërthamore, ndërkohë që përballet me kërcënime nga SHBA.
Ai gjithashtu hodhi poshtë sanksione të reja të vendosura nga OKB të shtunën.
Agjencia shtetërore e lajmeve e KCNA tha se sanksionet ishin një "shkelje e dhunshme e sovranitetit tonë" dhe u zotua të ndërmarrin veprime.
Vendimi i njëzëshëm i Këshillit të Sigurimit ndjek testimet e përsëritura të raketave nga Veriu, të cilat kanë përshkallëzuar tensionet në gadishull.