Lajmet e fundit

Koreja e Veriut ka deklaruar që është e gatshme të nisë bisedimet me SHBA-të, në qoftë se janë kushtet e duhura, kanë raportuar mediat në Korenë Jugore.
Një diplomat i lartë nga Koreja e Veriut ka deklaruar që dialogu me administratën Trump është i mundshëm.
Në fillim të këtij muaji Donald Trump ka thënë që do të ndihej i nderuar të takonte Kim Jong-un.
Këto komente vijnë pas disa muajve të tensionuar në lidhje me programin nuklear të Koresë së Veriut.