Lajmet e fundit

Koreja e Veriut ka testuar hedhjen e dy raketave balistike me rreze të mesme veprimi nga bregdeti lindor i saj, ka deklaruar Koreja e Jugut, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Hedhja e parë konsiderohet të ketë dështuar, duke udhëtuar për rreth 150 km përpara rënies ne det.
Raketa e dytë është hedhur disa orë më vonë dhe ka udhëtuar rreth 400 km.
Zyrtarë të ushtrisë në jug, kanë deklaruar që të dyja raketat ishin me rreze veprimi të mesme.
Koreja Veriore ka pasur katër dështime në hedhjen e raketave në muajt e fundit.