Lajmet e fundit

Prokurorët e Koresë së Jugut kanë aplikuar për një urdhër arrest për ish-presidenten Park Geun-hye, për shkak të përfshirjes së saj në një skandal korrupsioni.
Më herët gjatë muajit, ajo humbi imunitetin e saj presidencial dhe u shkarkua nga posti i saj, kur Gjykata Kushtetuese la në fuqi një vendim të parlamentit, transmeton Klan Kosova.
Park është akuzuar nën dyshimet se ka lejuar miken e saj të ngushtë saj Choi Soon-sil për të “rrëmbyer” para nga firmat e mëdha.
Në ndërkohë, Park ka mohuar akuzat.
Ish- presidentja kërkoi falje publike javën e kaluar para se të merrej në pyetje nga autoritetet për 14 orë me radhë.
"Rasti është shumë i rëndë pasi e dyshuara ka shfaqur akte të abuzimit të pushtetit duke i bërë kompanitë të japin të holla duke cenuar lirinë e menaxhimit të korporatës duke përdorur kështu pozicionin e fuqishëm dhe autoritetin si president", thanë prokurorët në një deklaratë të hënën.
Në ndërkohë që mikja e ish-presidentes së Koresë së Jugut, Choi Soon-sil është akuzuar për ryshfet dhe korrupsion dhe është tashmë në një proces gjyqësor.