Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump si dhe ai i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, do të zhvillojnë bisedime në Washington.
Mësohet se temë diskutimi mes tyre do të jetë pasiguria mbi një samit të planifikuar nga SHBA-të me Korenë e Veriut, njofton Klan Kosova.
Javën që e lëm pas Koreja e Veriut tha se mund ta anulojë samitin nëse SHBA-të këmbëngulin në dhënien e armëve bërthamore në mënyrë të njëanshme.
Ndërkaq Moon do të përpiqet të qetësojë nervat amerikane për të marrë bisedimet përsëri në rrugën e duhur, thonë vëzhguesit.
Samiti historik i 12 qershorit pritet të zhvillohet në Singapor.