Lajmet e fundit

15 vite më parë, Kim Cheol-woong, ishte një pianist i suksesshëm që jetonte në Korenë e Veriut.
Por jeta e tij ndryshoi papritmas kur dikush e kishte dëgjuarë atë duke e luajtur në piano një këngë dashurie perëndimore, raprton BBC, transmeton Klan Kosova.
Cheol-woong në vitin 2001, po luante në piano një pjesë muzikore që kishte planifikuar t’ia këndonte të dashurës së tij, kur do i propozonte për martesë.
Ata ishin njohur që kur ishin tetë vjeç, dhe që atëherë kishin filluar që të mësojnë së bashku instrumentin e tyre me të dashur, pianon.
Ai po e këndonte një këngë dashurie të titulluar A Comme Amour (L for Love) nga Richard Clayderman, që nuk ishte në shijen e koreano-veriorëve.
Dikush e kishte dëgjuar pianistin duke e luajtur këtë këngë franceze, dhe menjëherë ka raportuar në departamentin e sigurisë.
“Nuk e kisha kuptuar që të luash një këngë mund të jetë shumë e rrëzikshme”, shprehet Cheol-woog.
Por shumë shpejtë ai e kuptoi sa sa e rrezikshme mund të jetë.
“Ku e ke dëgjuar këtë këngë? Si u ndjeve kur e këndove këtë këngë? Për kënd e ke kënduar këtë këngë?”, ishin pyetjet e oficerëve.
Cheol-woong u kishte shpjeguar se këtë melodi e kishte dëgjuar teksa po studionte në Rusi.
Ai kishte studiuar në Moskë, sepse talenti i tij për piano u vë re shumë herët.
Teksa po qëndronte në Rusi, ai u ndesh për herë të parë me muzikën jazz, dhe menjëherë u dashurua me notat e kësaj muzike.
Cheol-woong, kishte shkruar 10 faqe për t’u kërkuar falje autoriteteve pse ka kënduar këtë këngë.
Ai shprehet se arsyeja pse nuk u zbatua asnjë dënim ndaj tij, është sepse ai vjen nga një familje e fuqishme dhe e njohur në Korenë e Veriut.
Por ai shprehet se nxorri një mësim nga kjo që atij i ndodhi.
“Fillova të kuptoj, që nëse dua të jem pianist në Korenë e Veriut duhet të sakrifikojë shumë gjëra, dhe u ndjeva shumë i zhgënjyer”.
“Shpenzova tre ditë duke menduar, nëse duhet të ikë nga vendi im ose jo”, shprehet pianisti.
Në fund të fundit ai vendosi që të largohet.
Edhe pse ai shqetësohej se do i ndodhte diçka familjes së tij, ai besonte se ata do e kuptonin dhe do e mbështesnin.
Ai i’a la një porosi të dashurës së tij duke i thënë që të mos e pres.
Ata nuk i thanë kurrë njëri-tjetrit lamtumirë.
“Ishte e pamundur të flisja me dikënd për ikjen time, kështu që e përgadita veten”.
“Më kishin thënë se nëse kaloja nga lumi Tumen, atëherë mund të largohesh për në Kinë. E kështu bëra.
Arsyeja pse jam edhe qytetar i Pyongyand, unë arrita që të largohen”, shprehet Cheol-woong.
Ai arriti që të shkojë në një fshat të vogël, ku talenti i tij për piano nuk vlerësohej aq sa duhet.
“U thash banorëve se di të luajë në piano, por ata më thanë se nuk na intereson nëse di apo nuk di të luash, sepse ti duhet të punosh”.
Për një kohë të gjatë ai punoi, punë të zakonshme që bënin banorët e këtij fshati.
Teksa po punonte në një mulli mielli, një dezertor tjetër nga Koreja e Veriut i tregoi që ishte një kishë afër fshatit që kishte piano.
“Kur luajta piano përsëri, u preka tmerrësisht shumë”, shprehet pianisti.
Cheol-woong u bë një pianist për këtë kishë, dhe i impresiononte të gjithë me shkathtësitë e tij, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Dikur një vit pasi që ai u largua nga shteti i tij, ai u largua për në Seoul për të filluar një jetë të re.
Ai u martua, krijoi familje dhe e tash është një pianist shumë i suksesshëm, që performon nëpër gjithë botën.
Ai tashmë e ka krijuar orkestrën e tij, të quajtur Arirang Youth Orchestra.
Arrirang është një këngë e vjetër koreane që flet për dashurinë dhe humbjen.
Cheol-woong, shprehet se janë përafërsisht 5 mijë koreanë që kanë ikur nga vendi i tyre, e ai dëshrion që t’iu ndihmojë atyre përmes muzikës.
“Dua që t’u ndihmojë këtyre të rinjëve përmes edukimit muzikor. Por mbi të gjitha, dua që t’i bashkojë adoleshentët e Koresë Jugore me Veriore”.
“Kur i prezantova në fillim, diçka magjike ndodhi. Në fillim ishte një qetësi shumë e çuditshme. Por 10 minuta më vonë, ata filluan të luajnë së bashku dhe menjëherë u bën shokë”
Pianisti, tani shpreson që orkestra e tij të performojë në ceremoninë hapse të Winter Olympic Games 2018, që do të mbahen në Korenë e Jugut.
Meqë ra fjala, ai ende vazhdon të luajë këngën e Richard Clayderman, A Comme Amour (L for Love).