Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Birnaj, në Korçë, ku si pasojë është plagosur rëndë një vajzë.
Sipas policisë, Kostaq Tytymçe, rreth 42 vjeç, duke drejtuar mjetin tip autobus me targa AA427GR ka aksidentuar vajzën me iniciale I.D, rreth 16 vjeç, banuese në këtë fshat.
Mësohet se në momentin e aksidentit vajza ka qenë duke kaluar rrugën.
16-vjeçarja u dërgua në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./shekulli