Lajmet e fundit

Që në orët e para të ditës së sotme kanë nisur reshjet e para në qarkun e Korçës. Reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin turistik të Dardhës, kurse në qytet siç raporton abcnews nuk ka reshje.
Kjo është bora e parë në Shqipëri për sivjet, ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të temperaturave, duke favorizuar kështu rënien e reshjeve të borës edhe në zona të tjera malore.