Ikona e muzikës shqipe sot dha frymën e fundit në moshën 86 vjeçare.
Ajo që njihet si Bilbili i Kosovës la amanet që të varroset në vendlindjen e saj, në Pagarushë, me një ceremoni shumë private vetëm në praninë e familjarëve të saj të ngushtë dhe pa praninë e mediave.
Por, duket se këngëtarja e madhe shqiptare ka pasë edhe një dëshirë tjetër të fundit – që natën që ndërron jetë tek varri t’ia lëshojnë këngët e Ilir Shaqirit.
Të paktën kështu thuhet në dokumentin që e ka publikuar Korab Shaqiri, i biri i Ilir Shaqirit.
“ – kur të vdes, atë natë të ma lëshoni te vorri CD-në “Lugina e Dashurisë” të këngëtarit Ilir Shaqiri”.
Ky dokument që thuhet se është pjesë e amanetit të Nexhmije Pagarushës mban datën 25 janar 2003 dhe ka nënshkrimin e saj.
Megjithatë, nuk ka pasur indikacione nga familjarët apo shoqëria e saj për këtë amanet.
https://www.instagram.com/p/B8ReTFznuHv/?utm_source=ig_embed
Disa nga këngët që janë pjesë e albumit "Lugina e Dashurisë" së Ilir Shaqirit:
https://www.youtube.com/watch?v=VlMhOeXTd7I
https://www.youtube.com/watch?v=ul6VF9yZHmM
https://www.youtube.com/watch?v=tThRv_2AFmk
https://www.youtube.com/watch?v=qYYHNRz4zKE
https://www.youtube.com/watch?v=y5g8a6YSgkM
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.