Lajmet e fundit

Drejtori i kopshtit zoologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbrojtur vendimin për vrasjen e gorillës, pasi një djalë i vogël u fut në kafaz.
Thayne Maynard nga Cincinnati Zoo ka thënë se do ta merrte të njëjtin vendim edhe sot pasi që gorilla ishte nevrikosur dhe po e lëndonte vogëlushin 4-vjeçar.
Vrasja e gorillës Harambe ka nxitur shumë reagime, veçanërisht të atyre që mbrojnë të drejtat e kafshëve, transmeton Klan Kosova.
Maynard ka thënë se është e lehtë të thuhet se gjërat duhet të bëheshin ndryshe pas incidentit dhe pas shpëtimit të fëmijës, por sipas tij njerëzit që bëjnë kritika të tilla nuk e kuptojnë biologjinë dhe rrezikun që djaloshi ishte.
Familja e djalit katër vjeçar ka thënë përmes një njoftimi për media se ata nuk ndihen mirë për vrasjen e gorillës.
“E dimë se ishte një vendim shumë i vështirë për ta dhe se ata janë duke e vuajtuar humbjen e gorillës” ka thënë familja në këtë njoftim derisa ka falenderuar kopshtin zoologjik për veprimin e shpejtë.
Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik.