Një kopje e "Super Mario 64" është shitur për më shumë se 1.5 milion dollarë, duke thyer rekordin për shitjen më të shtrenjtë të një video loje në ankand.
"Super Mario 64" u lansua në 1996 dhe menjëherë u bë një nga lojërat më të dashura dhe më të shitura në ekskluzivitetin e Nintendo.
Shtëpia e ankandeve me qendër në Dallas tha se ishte hera e parë që një lojë ishte shitur për më shumë se 1 milion dollarë. U thye një rekord i vendosur vetëm dy ditë më parë, kur një lojë tjetër Nintendo, "The Legend of Zelda", u shit për 870,000 dollarë ,njofton CNN, transmeton Klan Kosova.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.