Lajmet e fundit

Sot është përfolur nëpër rrjete sociale se konviktet e qendrës studentore në Prishtinë do të shndërrohen në karantinë.
Klan Kosova ka kontaktuar me drejtorin e konvikteve, Fatmir Sfishta, i cili ka demantuar lajmin e shpërndarë në rrjete sociale.
“Kjo nuk ka ndodhë, nuk kam informacione rreth kësaj çështje, mirëpo në rast se do të ndodhte do ju lajmërojmë dhe se çdo pasuri e studentëve do të ruhet në rast se ndodh”, deklaroi Sfishta.