Lajmet e fundit

Procedurat e mbajtjes së Konventës Zgjedhore të PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij subjekti tashmë kanë nisur.
Megjithatë ndonëse ky aktivitet po zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat, anëtarët e Partisë Demokratike aktualisht janë duke diskutuar për ecurinë dyvjeçare të këtij subjekti, njofton Klan Kosova.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Klan Kosovën, sekretari elektoral i këtij subjekti, Betim Gjoshi.
''Tani jemi tek raporti i punës. Është obligim statutar që kryesia e partisë, Konventës si organit themeltar të partisë të ua paraqes një raport për angazhimet që kanë bërë nga qershori i vitit 2019 e deri më sot'', ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova.