Policia ka bërë të ditur se është kontrolluar një veturë me targa serbë në Merdarë.
Në raport thuhet se në çantën e pasagjerit është gjetur dhe konfiskuar një thikë, njofton Klankosova.tv.
"Raportohet se gjatë kontrollit të një veture me targa serbe, në çantën e pasagjerit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.