Lajmet e fundit

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, ka filluar me realizimin e Planit Operativ për kontrollet ne fushën e transportit publik urban dhe urbanoperiferik duke filluar nga data 27 qershor.
Me këtë rast inspektorët janë duke kryer kontrollet për eliminimin e parregullsive në transportin publik dhe duke marrë masa sanksionuese sipas Ligjit për Transport.
" Qëllimi i këtij plani operativ është kontrolli i të gjithë operatorëve publik urban dhe urbano periferik, me fokus gjendjen dhe kontrollet tekniko eksploatuese dhe gjithë dokumentacionin e tyre, për të ofruar siguri dhe komoditet gjatë transportit të qytetarëve dhe krijimin e kushteve me të mira për operatorët publik" bën të ditur Komuna e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.