Lajmet e fundit

Nuk ishte nisur për në sallën e Kuvendit.
Por, presidentja Atifete Jahjaga i’u nënshtrua një kontrolli që se kishte bërë asnjë herë më parë.
Njëjtë si me Presidenten organet e sigurisë në Kuvend vepruan edhe me kreun e këtij Institucioni.
Bile Kadri Veseli, e hoqi edhe rripin e tij, për të mos i alarmuar detektorët.
Të njëjtës procedurë i’u nënshtrua edhe Xhavit Haliti, e kështu u veprua me secilin që të enjten hyri në Kuvend.
Bile deputetët u detyruan edhe nga dy herë të futen nëpër skaner, pasi që një i tillë ishte vendosur edhe në hollin e Kuvendit,njofton Klan Kosova.
Krejt këto hapa u ndërmorën për të siguruar mbarëvajtjen e seancës plenare.
Por gjithë këto masa të sigurisë shkuan huq.Me të hyrë në sallë kreu i kuvendit Kadri Veseli, opozita e rrethoi atë.Por, jo të gjithë shkuan tek ai.
Kryekuvendari Kadri Veseli për disa minuta foli me krerët e partive opozitare Visar Ymerin, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn.
Por, Donika Kada Bujupi që po qëndronte mbrapa nuk u la mundësi diskutimi.Ajo ndezi gazin lotsjellës.Të njëjtën gjë e bëri edhe Faton Topalli. Veç se këtij i doli punë fillimisht me Arben Gashin.
Kronikë nga Dibran Itrefi.