Lajmet e fundit

Policia ka kontrolluar një lokacion me qëllim të mbledhjes së provave gjatë ditës së djeshme në Gjakovë pas marrjes së informacionit për një rast të krimit kompjuterik.
"Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuterike, një kompjuter llaptop, dy telefona mobilë dhe dy hard disk të jashtëm"
" Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt", bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.