Lajmet e fundit

9 milionë euro në llogarinë e Trustit të Kursimeve Pensionale nuk dihet se të kujt janë.
Këto mjete janë paguar si kontribute pensionale por nuk dihet në emër të kujt janë derdh këto mjete, njofton Klan Kosova.
Zyrtari i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë për Klan Kosovën se ende nuk ka informacion lidhur se kujt i takojnë këto mjete.
Kjo çështje ishte ngritur edhe në komisionin parlamentar për buxhet e Financa. Sipas kryetarit të këtij organi, Naser Osmanit, edhe pse këto mjete do ti inkasoi qeveria, nëse kontributpaguesit gjenden atëherë kontributin e tyre do të mund ta marrin si gjithë të tjerët.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën të përgatitur nga Halil Berisha.