Lajmet e fundit

Rreth orës 00:45 të mesnatës së të dielës , Policia e Kosovës i ka ndalur dy automjete në autostradën Prizren-Prishtinë ku i ka gjetur nëntë shtetas sirianë.
Kapja e tyre erdhi pasi një person kishte raportuar në policinë e Prizrenit se i kishte parë disa vetura dhe njerëz që po bënin lëvizje të dyshimta në Vërmicë dhe të njëjtit kishin hyrë në autostradë në drejtim të Prishtinës.
"Emigrantët janë shoqëruar për në stacion ku janë shërbyer me bukë e ujë ndërsa njëri prej tyre është ndier i molisur andaj është thirrur mjeku i emergjencës për trajtim mjekësor." bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që automjetet të sekuestrohen në cilësi të provave materiale, ndërsa dy drejtuesit e tyre të ndalen nën masën e arrestit policor, transmeton Klan Kosova.