Lajmet e fundit

"Gjilan / 25.07.2026 – 11:05. Policia ka pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në rimorkio janë hasur disa shtetas të huaj. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty ishin 6 persona meshkuj – shtetas të huaj. Të njëjtit së bashku me drejtuesin e kamionit janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori. Shtetasit e huaj pasi janë intervistuar të njëjtëve u janë lëshuar vërtetimet për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar. Po ashtu edhe i dyshuari (drejtuesi i kamionit) pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në hetime".