Lajmet e fundit

Një ndryshim në rutinën e mëngjesit mund të japë përfitime për menaxhimin e diabetit të tipit 2, sipas një studimi të ri.
Një ekip shkencëtarësh nga Njësia e Hulumtimeve për Nutraceutikë Njerëzorë i Universitetit të Guelph në bashkëpunim me Universitetin e Torontos zbuloi se qumështi i konsumuar me drithëra të mëngjesit kishte reduktuar përqendrimin e glukozës në gjak krahasuar me ujin dhe përqendrimi i lartë i proteinave të qumështit kishte reduktuar përqendrimin e glukozës në gjak në krahasim me përqendrimin normal të proteinave të qumështit.
"Sëmundjet metabolike janë në rritje globalisht, me diabetin e tipit 2 dhe obezitetin si shqetësime kryesore në shëndetin e njeriut", tha njëri prej hulumtuesve, Douglas Goff, në studimin e publikuar në Revistën e Shkencës së Bylmetit.
Në këtë studim të rastësishëm, të kontrolluar me dy vakte, ekipi shqyrtoi efektet e përqendrimit të proteinave.
Megjithëse, ekipi gjeti vetëm një ndryshim modest në konsumin e ushqimit në vaktin e drekës kur rritet proteina e hirrës në mëngjes.
Ata gjetën se qumështi i konsumuar me një mëngjes me karbohidrate zvogëlonte glukozën në gjak edhe pas drekës dhe qumështi me proteina të mwdha kishte një efekt më të madh .
Sipas Dr. Goff dhe kolegëve të tij, "Ky studim konfirmon rëndësinë e qumështit në mëngjes për të ndihmuar në tretjen më të ngadaltë të karbohidrateve dhe për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve më të ulëta të sheqerit në gjak".
"Nutriticistët gjithmonë kanë theksuar rëndësinë e një mëngjesi të shëndetshëm dhe ky studim duhet të inkurajojë konsumatorët që të përfshijnë qumështin ".