Lajmet e fundit

Jogurti përmban probiotikë të cilët janë të dobishëm në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, është i mirë kundër gripërave sezonalë por edhe ndihmon tretjen.
Jogurti përmban laktikë të cilët ulin prodhimin e histaminës si pasojë e aktivitetit të qelizave të bardha të gjakut që redukton ndjeshmërinë ndaj alegjendtëve.
Gjithashtu, sipas studimeve laktikët që përmban ndihmojnë edhe largimin e alergjive.
Siaps studimeve, është vërtetuar gjithashtu se jogruti ndihmon në shërimin nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe gjtihashtu luan rol në rritjen e aktivitetit të qelizave natyrale vrasëse, të cilat shkatërrojnë viruset që sjellin sëmundjet në trupin tonë.
Sipas një studimi më të ri të kryer në Britani të Madhe, njerëzit që kanë pirë nga një gotë jogurt në ditë kanë 28 % më pak rrezik të preken nga diabeti i Tipit 2 sesa ata që nuk kanë konsumuar fare, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët shprehen se kombinimi i vitaminave, mineraleve dhe probiotikëve në jogurt ndihmon në stabilizimin e glukozës në gjak.
Gjithashtu, një studim tjetër zbuloi se jogurti mund të lehtësojë dhimbjet në stomak dhe lehtëson ose ndihmon kapsëllëkun.