Lajmet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës është bërë konstituimi i Komisionit për Integrim Evropian, njëherit komisioni i parë i legjislaturës së shtatë.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj, deklaroi se prioritet i komisionit do të jetë agjenda evropiane, përfshirë MSA-në dhe liberalizimin e vizave.
Mes tjerash, ai potencoi se do të ketë përmbushje legjislative, përfshirë intensifikimin e ministrave dhe bashkëpunimin me komisionet tjera.
“Bazuar në rregulloren e punës është njëra ndër komisionet e katër të rëndësishme parlamentare të Kuvendit. Në kudër të detyrave dhe përgjegjësive koordinohet me BE-në dhe shtetet pjesëmarrëse. Të kemi qasje më serioze të ekzekutivit dhe përmbushjes së agjendës evropiane dhe MSA-së”.
“Dita e martë do të jetë ditë e takimit të komisionit. Do të intensifikojmë raportimin e ministrave. Bashkëpunimi me komisionet tjera, do të kompletohemi si vullnet i përbashkët të përmbushjes së agjendës legjislative”, ka thënë Zemaj, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
Anëtarja e komisionit nga PDK, Blerta Deliu, kërkoi që krahas angazhimeve prioritet i komisionit të jetë liberalizimi i vizave, pasi siç tha ajo kjo është një nga gjërat kryesore që po e presin qytetarët.