Për tentativën e radhës për të përzgjedhur drejtorin e Qendrës Klinike Universitare, konkursi tashmë është mbyllur.
Klan Kosova nga burimet e veta mëson se këtë pozitë po e synon Mentor Zejnullahu që aktualisht e ushtron këtë detyrë, si dhe drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, njëherësh edhe ish-kandidat për deputet i LVV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025.
Zejnullahu për Klan Kosovën e ka konfirmuar aplikimin e tij, kurse Ndrejaj nuk e ka mohuar e as pohuar, duke rekomanduar referimit në njoftime zyrtare.
Ndërkaq, as ShSKUK nuk është përgjigjur se sa dhe kush janë kandidaturat e tjera, përkundër disa adresimeve nga Klani.
Edhe deputeti nga opozita, Armend Zemaj si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ankohet që nuk po arrijnë si trupë të kenë informacione e mungesë transparence nga strukturat udhëheqëse.
Ndërkohë, QKUK-ja, si insitucioni më i lartë shëndetësor në vend që nga 2024 nuk po bëhet dot tamam me drejtor. Dy konkurse kanë dështuar deri më tani.
Nga 2024 deri më 2025, këtë funksion e ushtroi Osman Hajdari dhe aktualisht është Mentor Zejnullahu, që më herët drejtonte një sektor tjetër në administratën e QKUK-së.
https://www.youtube.com/watch?v=MSwq96YTK_4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.