Lajmet e fundit

Një kapitull katërvjeçar u mbyll, andaj iu hap rruga një konkursi të ri.
Paralajmërimin e bëri Këshilli Prokurorial, pasi në fillimjavë vendosi moskthimin në punë të 7 prokurorëve serbë që vetë u larguan më 2022, bashkë me punonjësit e tjerë të institucioneve publike në komunat veriore, raporton Klan Kosova.
Megjithatë, në thirrjen e KPK-së nuk përjashtohet aplikimi i këtyre të vetëlarguarve. Sidoqoftë, i kanë disa shkallë që duhet t’i kalojnë.
Sipas një ish-anëtari të Këshillit Gjyqësor, njësoj duhet të veprojë sa më parë edhe ky institucion.
Njësoj kërkoi një ditë më parë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Kur u pyet se si do të parandalohet hyrja e serbëve të dorëhequr sërish në sistem, përgjegjësinë ia la KPK-së e KGjK-së.
Detajet i gjeni në kronikën më poshtë: