Lajmet e fundit

Këshilli Organizativ i festës tradicionale të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” 2015 në Rahovec, shpall konkurs të hapur në nivelin kombëtar për zgjedhjen e verës (venës) më të mire, thuhet në një komunikatë të “Hardh Fest 2015”, transmeton Klan Kosova.
Konkursi për shpalljen e verës më të mirë do të bëhet për këto varietete (lloje):
Kabernet Souvignon (nuk kufizohet viti i vjeljes apo i prodhimit);
Vranac (nuk kufizohet viti i vjeljes apo i prodhimit);
Chardonnay (nuk kufizohet viti i vjeljes apo i prodhimit);
Raki rrushi.
Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs dhe procedurat e aplikimit:
Në këtë konkurs kanë të drejtë të aplikojnë të gjitha kompanitë që kanë veprimtari primare përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës në Kosovë,
Kompania duhet të dëshmojë se është e regjistruar në ARBK,
Kompania duhet të dëshmojë se është e licencuar në MBPZHR, DVV Rahovec.
Vërejtje:
-Afati i fundit i aplikimit është 31.08.2015, ora 16:00,
-Mostrat dorëzohen në shishet standarde (“Bordoleze”) të parapara sipas ligjit të verërave,
-Secila mostër që merr pjesë në kompeticion dorëzohen nga 3 (tri) shishe.
-Për vlerësimin e këtyre verërave do të formohet komisioni shtetëror për degustim nga Ministri i MBPZHR,
-Shpallja e rezultateve dhe marrja e shpërblimeve bëhet më 5 shtator 2015, gjatë ceremonisë së Festivalit.
-Komisioni do të vlerësojë dhe do të shpallë për secilën mostër (1-4)
Vendi i parë,
Vendi i dytë,
Vendi i tretë.