Lajmet e fundit

Organizata e Miss America ka bërë një ndryshim të madh; konkurrenca me rroba banje është hequr tërësisht dhe tani femrat nuk do të gjykohen më në bazë të pamjes fizike, transmeton Klan Kosova.
"Ne kemi dëgjuar shumë femra që thonë: ‘do të donim të bëheshim pjesë e programit tuaj por nuk duam të paraqitem me rroba banje dhe taka të larta’, kështu që kjo gjë do të hiqet", tha Gretchen Carlson, kryetare e organizatës së Miss America në një deklaratë.
"Tani jemi të hapur, gjithëpërfshirës dhe transparent dhe duam të frymëzojmë mijëra të rinj në të gjithë vendin që të vijnë dhe të jenë pjesë e programit tonë", vazhdoi Gretchen.