Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, siç tha ai, në mënyrë demonstrative, kjo për shkak që pozita po tenton t’ua marrë të drejtën e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme.
“Ne dëshirojmë që seanca të mbahet të hënën ndërsa ata të enjten. Propozimi jonë u rrëzua me anë të votave në mënyrë të padrejtë. Seanca e jashtëzakonshme nuk rrëzohet me vota. Seanca e jashtëzakonshme duhet të thirret nëse sigurohen 40 vota, jo të thirret nga Kryesia e Kuvendit”, deklaroi Konjufca.
Tutje Konjufca ka thënë që kjo çështje do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij do t’i jepte të drejtë kujtdo që i mbledh 40 nënshkrime, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.