Glauk Konjufca: Frashër Krasniqi dhe Etlevë Malushaj u mbajtën në polici pa kurrfarë arsyetimi, Frashëri e Etlevi e kan dëgjuar rreshterin duke thënë ‘këta i mbajë sa të dua vet po të dua bile, i vras krejt’.
06.05.2015 · përditësuar para 4105 dite1 min lexim
Glauk Konjufca ka përmendur standardin e dyfishtë që, sipas tij, qeveria aktuale po e përdorë.
Ai duke folur në seancën parlamentar të sotme, tha se koalicioni qeveritar PDK -LDK, po e shfrytëzon policinë për të penguar Lëvizjen Vetëvendosje.
“Pushteti LDK- PDK është marr me LVV me anë të policisë, Çfarë sistemi është ky në Kosovë. Pushteti qeveritar e urdhëron policinë të veprojë ndryshe. Dardani e kanë ndaluar në fillim për protesta pastaj e kanë dërguar në Deçan për një gjobë krejt banale. Shihe çfarë sistemi kanë krijuar këta, nëse je në Lëvizjen Vetëvendosje arrestohesh duke shkuar në mërgim, por nëse je në PDK ke rrahur njerëz, je marr me reket je i dënuar për korrupsion, kalon në Suedi pa kurrfarë ndalese si Xhabir Zharku"tha Konjufca.
Ky i fundit i ka përmendur edhe arrestimet e dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi dhe Etlevë Malushaj.
“Frashër Krasniqi dhe Etlevë Malushaj u mbajtën në polici pa kurrfarë arsyetimi , Frashëri e Etlevi e kanë dëgjuar rreshterin duke thënë ‘këta i mbajë sa të dua vet, po të dua bile i vras krejt’,”.
“Qeveria Mustafa definitivisht e ka humbur arsyen duke u marr me qytetarët, duke shtypur pakënaqësinë. Qeveria nuk po merret me shkaqet e pakënaqësisë, po për shtypjen e pakënaqësisë me dhunë. Pakënaqësia nuk shtypet duke persekutuar e arrestuar opozitën”.