Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.
Kryekuvendari e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vlerësuar kështu kontributin e tij dhe të BIK-ut në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përcjell Klankosova.tv.
Tërnava e përgëzoi Konjufcën për detyrën e re, duke i uruar suksese.
Tutje, Myftiu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje.