Lajmet e fundit

Glauk Konjufca, paraditen e sotme ishte në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, të cilën e kishte drejtuar ai.
E pas kësaj kryekuvendari doli para Gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale "Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.
Konjufca akuzohet se, më 10 gusht të vitit 2016, kishte hedhur gaz lotsjellës gjatë mbajtjes së një mbledhjeje të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin për Klankosova.tv se kreu i kuvendi doli para trupit gjykues e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në këtë gjykatë.
Konjufca atëherë ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.
https://klankosova.tv/konjufca-u-deklarua-i-pafajshem-ne-seancen-gjyqesore-per-gazin-lotsjelles/