Lajmet e fundit

Në një konferencë për media deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje,Glauk Konjufca ka thënë se mosvotimi i Gjykatës Speciale është lajm i mirë për Kosovës, njofton Klan Kosova.
Krijimi i kësaj gjykate do të shënonte humbjen e shtetshmërisë së Kosovës dhe do të krijoheshin dhomat speciale në gjykatat e Kosovës dhe krijimi i një ombduspersioni.
Ky lloj projekt-ligji dhe ndryshimet kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, janë një lloj ingerence sui-generis, pasi amendamentet janë edhe kompetenca për marrëveshje ndërkombëtare dhe ratifikim të tyre.
Selia e Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë, do të ishte në Holandë, duke shkaktuar kështu mohim të bazave shtetërore. Kosova nuk do të kishte qasje në arkivin e kësaj gjykate dhe në dëshmitë që kjo gjykatë do t’i mbledhte.
Sipas Konjufcës Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, janë bërë si binjakë siemezë, duke bërë thirrje hakmarrëse kundër deputetëve që votuan kundër speciales.
Ai e ka cilësuar qeverisjen aktuale si një sistem diktatorial.Ne do të përgjigjemi kundër vendimit edhe nëse votat janë pro.
Argumenti se në qoftë se krijimi i Speciales i mbetet në duar Këshillit të Sigurimit është në dëm të Kosovës, është përdorur për t’i frikësuar deputetët.