Lajmet e fundit

I ftuar në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, sonte është Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Me Konjufcën është duke u diskutuar rreth krizës politike në vend dhe burgosjes së kolegëve të tij opozitarë.
Konjufca ka thënë se përdorimi i gazit lotsjellës nga opozita nuk i ka rrezikuar deputetët e shumicës.
“Ne mendojmë që jemi brenda ligjit sepse është një keqpërdorim i paimagjinueshëm të thuhet që unë kam përdorë armë apo që kam shkaktuar rrezik të përgjithshëm”.
“Kam ndezur një bombolë të gazit lotsjellës, kam qëndruar në gaz më shumë se të gjithë derisa është ndez e e kam mbushur trupin me tym”.
“Gazi lotsjellës nuk konstruktohet që të qëndrohet në gazin lotsjellës, ai e ka definim shpërndarjen e njerëzve”.
“Unë mendoj që 80 përqind ose 90 përqind e gazit që është hedhur e kanë thithur deputetët opozitar dhe ne po akuzohemi për rrezik të përgjithshëm”.
Sipas tij që prej nënshkrimit të këtyre dy marrëveshjeve më 25 gusht ky koalicion qeverisës është shumë e dobët.
“Prej kur ka filluar rezistenca e opozitës kundër marrëveshjeve, LDK-PDK kurrë nuk ka qenë më e dobët për arsye se nuk kanë mundur t’i shtyjnë përpara dy marrëveshjet”.
“Më bën përshtypje se si Isa Mustafa këmbëngul të qëndrojë prapa këtyre dy marrëvsehjeve kur ka sinjale që Kosova është e trazuar nga këto”.