Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se hyrja me armë në zyrat e Vetëvendosjes nga policia dhe thyerja dyerve të selisë tregon se tashmë ky është fundi i demokracisë.
Ai tha se opozita do të tentojnë të futet edhe në sallën e improvizuar, nëse tenton të mbahet seanca, kurse pohoi se nuk kanë marrë kurrfarë shpjegimi përse është arrestuar Ismaili.
“Nuk kemi kurrfarë shpjegimi nga ana e policës, si duket duan të na arrestojnë të gjithëve”.
“Do të përpiqemi të marrim pjesë edhe në sallën e improvizuar”, tha Konjufca, njofton Klan Kosova.