10.05.2017 · përditësuar para 3371 dite1 min lexim
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, e ka quajtur kryeministrin e vendit, Isa Mustafa si të "pabesë", gjatë seancës për mocionin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.
"Deputetët në maj të vitit 2014, Isa Mustafa i vizitoi qytetet dhe ia morri votat qytetarëve me një strategji".
"Ekziston një bandë kriminale që i ka shefa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët janë fajtorët kryesorë që e kanë kapur shtetin".
Konjufca ka theksuar se Mustafa gjithçka bën për për "hir të karriges".
"Kryeministri për hir të kolltukut njërin e ka bërë kryeparlamentar ndërsa tjetrin president që vetë të bëhet kryeministër".
"Nëse ia ofroni pozitën Mustafës të gjitha ato që i thotë bien në ujë pasi parimi i tij është karriga e kryeministrit".
"Isa Mustafa në vitin 2014 ka lindur me mosbesimin", ka thënë Konjufca.
https://youtu.be/hXAhSvlzsk4
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.