Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, e ka vizituar ish-kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin.
Bahtiri, në një postim në Facebook, tha se e kishte për kënaqësi që t'i bënte konak kryekuvendarit Konjufca dhe deputetit Mefail Bajqinovci.
“Ishte kënaqësi të pres sonte në konak Kryetarin e Kuvendin të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputetin, Mefail Bajqinovci”, ka shkruar Bahtiri, njofton Klankosova.tv.
Arsyeja e vizitës së kryeparlamentarit dhe deputetit të Vetëvendosjes në shtëpinë e ish-kryetarit të Mitrovicës nuk është bërë e ditur.
