Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Thaçi, për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në telegramin e kryeparlamentarit thuhet:
“E nderuara familje Thaçi. Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi. Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj! Ndonëse nuk është më në këtë jetë, Haxhi Thaçi do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe!“.
Pos telegramit, Konjufca gjatë ditës së sotme ishte edhe për ngushëllime në qendrën sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj.