Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se PAN po bojkoton seancën që vetë e kanë thirrur për 3 gusht.
“Më 24 korrik presidenti kishte thirrur seancën që të mbahej me 3 gusht. Kjo seancë është ajo e tre gushtit që po vazhdon dhe nuk po kryhet për shkak të bojkotit të PAN”, ka thënë Konjufca në kuvend, njofton Klan Kosova.
“Nëse flasim se i kujt është Hashim Thaçi nuk duhet të përpiqemi gjatë për ta kuptuar, se ai është kryekëput në shërbim të PA”, ka vazhduar ai.
“PAN nuk po merr pjesë në seancën që e kanë thirrur vetë”, ka vazhduar ai.
Sipas tij mungesa e PAN në seancën konstituive tregon se bojkotimi është strategji sipas standardeve të PAN dhe se kjo është mënyra që ata veprojnë politikisht.
“Halli i tyre është se nuk i kanë numart as për kryeparlametar as për qeveri”.
“Por numrat e tyre i kanë qytetarët e Kosovës në dorë që do t’i ndalin këto forca të mbrapshta”, ka vazhduar ai.